Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

E dënuar të fitojë!

by mapo.al
26/07/2020
in Kryesore
0

Nuk ka zgjidhje tjetër në situatën e krijuar, përveç se rrotacionit. Këtë e ka ngulitur fort mirë në ndërgjegje dhe militanti më i devotshëm i PS-së. Edhe ai është lodhur, mërzitur, bajatur duke paguar pa fund për projekte në 3D të kryeministrit. Për PPP e reforma që s’po ia shohim kurrkund hairin, për kullat e pafund që po ngrihen anekënd, ku oligarkë e trafikantë blejnë një metër katror aq sa familjet shqiptare ushqehen tërë vitin.

Vendi po përjeton një nga krizat më të mëdha që prej 20-vjeçarit të fundit. Raportet thonë se vetëm këtë vit ngarkesa e borxhit është 1.2 miliard euro të tjerë, duke i ngarkuar çdo shqiptari rreth 4 mijë euro në shpinë për t’i paguar. Kjo është qeveria që ka abuzuar më shumë dhe propaganduar akoma më shumë, duke e shitur vjedhjen si vlerë.



Çdo qindarkë e hedhur ka shkuar në punë të papërfunduara apo të panisura kurrë. Nuk është realizuar asnjë premtim me të cilin “misionari” erdhi në pushtet në vitin 2013, asnjë projekt kombëtar, përveç disa fasadave nëpër qytete që nuk ka harruar t’i vërë emrin “Rilindje”.

Ku është shëndetësia falas, ku janë 300 mijë vendet e punës, ku është arsimi, bujqësia, drejtësia e infrastruktura. Ngado dëgjojmë vetëm për PPP dhe qendra tregtare, të cilat mbledhin paranë në pak duar. Për kilometra rrugësh me shifra të çmendura që do trembnin, çakërdisnin dhe zgurdullonin sytë dhe sheikët e lindjes së mesme.

Ishte kryeministri sotëm dhe “misionari” i djeshëm që thërriste në çdo takim se “populli nuk ha rrugë”, ishte po ky që ulëriste se tuneli i Elbasanit do ishte “tuneli i varfërisë”. Parajsa e premtuar?! “Fjalë imzot fjalë”. E pra, kryeministri po kërkon një mandat të tretë, pa pasur kurrfarë bilanci. Asnjë qytetar i këtij vendi, i çdo niveli qoftë, s’di t’i japë përgjigje pyetjes se përse duhet rivotuar kjo mazhorancë.

Edi Rama kërkon të luajë me mllefin e brezit të PPSH ndaj së djathtës, që kanë një votë inatçore, të palogjikë, por pengmarrëse për vendin. Ama arsye se përse duhet ta votojë një qytetar normal nuk ka. Ndoshta e dinë Taulanti, Ulsiu, Elisa të cilët ia kanë parë hairin frutave korruptivë të pemës Rilindase, por kjo s’mjafton. Nuk i mjafton arsimtarit, mjekut, policit e pensionistit!

Sepse Rama nuk ngjall më shpresë, madje dhe atë pak që ekzistonte deri para shtatë motesh, e vrau. Këtë ai e di fort mirë dhe vetë prandaj po bën gjithfarë lojërash të pista për të mbajtur me thonj pushtetin oligarkik e korruptiv. Duke hapur e mbyllur listat, lejimin apo ndalimin koalicioneve, sipas llogaritjeve që s’i dalin kurrkund.

E pra ai (Rama) mori një shtet të bërë, me rrugë, me investime në energjetikë dhe turizëm. Me projekte të gatshme, siç ishte TAP dhe Skavica që e mbajtën kaq kohë në këmbë ekonominë. Duhej të bënte vetëm nikoqirin, të administronte taksat, të rriste rrogat dhe pensionet, të ndihej se po realizohej misioni me të cilin ai vendosi t’i hynte politikës.

Sot në mbarim të viteve të pushtetit jemi më keq se ç’ishim, me parcela hashashi më shumë dhe me fëmijë e rini më pak. Ca për shkak të fukarallëkut, dhe ca për shkak të emigracionit. Kjo qeveri po lë pas një tokë të djegur në çdo fushë. Ekonomi të rrënuar e rend të shkelmuar. Çdo qeveri pas kësaj duhet ta dijë se nuk është e lehtë, t’u heqësh nga duart oligarkëve privilegjet. Do jetë e vështirë të fusësh në hullitë e ligjit një polici të lidhur deri në gjenezë me krimin, dhe një drejtësi që ka arritur fundin.

Shpresa qëndron tek opozita dhe sjellja e saj, prandaj lëvizjet e saj komentohen e kalohen jo pak në lupën e qytetarëve. Sepse me Ramën ky popull i ka mbyllur hesapet, e do apo s’do opozita; pavarësisht kushteve, shkopinjve nën rrota që mundohen t’i vënë, është e dënuar të fitojë.

Tags: Edi Ramalistat e hapuraopozita e bashkuarPDzgjedhjetzgjedhjet parlamentare

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Ndahet nga jeta Regis Philbin, ikona arbëreshe e televizionit amerikan

Ndahet nga jeta Regis Philbin, ikona arbëreshe e televizionit amerikan

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In