Sport

E detyruan Tare dhe Inzaghi, De Vrij nuk donte të luante kundër Interit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:54 - 23/05/18 |
mapo.al

Skenari që të gjithë tifozët e Lazio-s kishin frikë se mund të ndodhte, ndodhi. De Vrij u bë protagonist në fitoren e Interit kundër Lazio-s, me apo pa dëshirë kjo me shumë mundësi nuk do të mësohet asnjëherë.


 


Por tani që gjithçka është vulosur mediat italiane nxjerrin detaje të reja. Sipas gazetës italiane Leggo, De Vrij do të kishte preferuar të qëndronte në stol ndaj Inter, por është bindur nga trajneri Simone Inzaghi dhe Igli Tare të futej në fushë.

 


Qendërmbrojtësi 26-vjeçar ishte shprehur në stërvitje se për të ishte një situatë e pakëndshme të luante në një ndeshje aq të rëndësishme ndaj ekipit të ardhshëm.


Por stafi teknik dhe drejtorët e Lazio-s nuk ndanë të njëjtin mendim me lojtarin, të cilin e kanë detyruar të respektojë kontratën deri në ditën e fundit.

Kujtojmë që në verë De Vrij do t’i bashkohet Interit, me zikaltërit të cilët siguruan shërbimet e tij që në muajin mars falë kontratës në skadencë me Lazio-n.

 


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas