Analisti Agron Gjekmarkaj e ka konsideruar një rrëmujë totale mënyrën se si mazhoranca po kërkon listat e hapura. Në panelin e të ftuarve në Open, ai tha se listat jo vetëm që nuk janë hapur, por janë bërë rrëmujë. Sipas Gjekmarkajt ndryshimi i Kushtetutës është bërë për t’i prishur punë opozitës me koaliconet.
Gjithashtu në studion e ‘Open’ u zhvillua dhe një debat mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe Taulant Ballës. E gjitha nisi kur Gjekmarkaj foli me tone të ashpra ndaj sistemit që ka servirur Partia Socialiste.
Pjesë nga debati:
Gjekmarkaj: Listat janë më të mbyllura se kurrë. Nuk e di se si keni guxuar ta bëni këtë. Kjo është një gënjeshtër e madhe publike dhe ju tentoni ta shisni si modernitet. Ju treguat se nuk jeni të aftë të bëni marrëveshje. E dhunoni opozitën sistematikisht.
Balla: Më vjen keq kur linja e partisë të verbon.
Gjekmarkaj: Unë nuk jam me askënd.
Balla: Po ti po flet në emër të tij.
Gjekmarkaj: Unë po gjykoj nga pozicioni im. Treguat se nuk mund të negocioni me opozitën. Keni krijuar një gënjeshtër dhe një sistem krejt të njëashëm. I prishët rregullat e lojës.
Balla: Keni dëgjuar përrallat e Lulit për listat. Kjo që thua që nuk bëjmë marrëveshje me opozitën, bie sepse bëmë marrëveshjen e 5 qershorit.
Gjekmarkaj: E prishët atë marrëveshje. E nënshkruat natën vonë dhe prishtët ditën.
LEXO EDHE: