Aktualitet

E diel e trishtë për kinematografinë – Covid i merr jetën regjisorit Muharrem Fejzo








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:32 - 22/11/20 |
mapo.al

Një e diel e trishtë për kinematografinë shqiptare. Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër personaliteti të shquar të artit. Regjisori Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, pas një beteje të mundimshme me koronavirusin.


Lajmi është ndarë nga vetë i biri, Joe Fejzo, me anë të një postimi nëpër rrjete sociale. “Lamtumirë Babo! Pusho në paqe, në krahët e të madhit Zot e gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkedhela dot e s’të dhashë dot një gotë ujë…Nuk e meritoje një ikje të tillë! Artisti ynë, miku, babai i përgjëruar, bashkëshorti i jetës…”, – shkroi Joe Fejzo në Facebook.




Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Fejzo bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë, dhe gjithashtu kreu studimet në degën e aktrimit. Nga pasioni për kinematografinë, Fejzo kontribuoi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit.

Lexo edhe :  Akuzat e Bashës për fshehjen e numrit të viktimave, MSH: Opozita po stimulon dhunë

Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, “Montatorja” (1970), Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, “Prita” (1968) të Mithat Fagut dhe “Njësiti Guerril” (1969) të Hysen Hakanit. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.


Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden:  “Zjarri” (1973) dhe “Mësonjtorja” (1979). Filmin e tij të fundit “Muri i gjallë”, Fejzo e realizoi në vitin 1989. Ai mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i Madh”.


Etiketa: ,

Pas