Aktualitet

E diela e fundit e kufizimit për vendet europiane





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:58 - 10/05/20 |
mapo.al

Disa vende europiane po jetojnë të dielën e fundit të kufizimit ndërsa i tremben një vale të dytë të pandemisë së koronavirusit, që ka infektuar mbi katër milionë persona dhe po vazhdon të progresojë në disa pjesë të botës.


Katër milionë të kontaminuar në katër muaj dhe më shumë se 277,000 të vdekur. Ky është bilanci i rëndë i sëmundjes së COVID-19 që prej shfaqjes në fund të dhjetorit në Kinën qendrore, sipas të dhënave zyrtare. Dhe këto shifra padyshim janë më të ulëta se realiteti.


Nganjëherë rishfaqjet e papritura të çojnë në masa të forta parandaluese, siç tregohet nga mbyllja deri në një njoftim tjetër të të gjitha lokaleve të natës, dekretuar dje në mbrëmje nga autoritetet e Seulit.


Një i ri kontaminoi dhjetëra persona të tjerë duke frekuentuar fundjavën e fundit lokalet e natës në një lagje të kryeqytetit të Koresë së Jugut, një vend i përmendur shpesh si një model për menaxhimin e tij të krizës shëndetësore.


Ky shembull pa dyshim që do të mendohet nga disa nga vendet më të prekura europiane në planet. Ulja e vazhdueshme e epidemisë për disa javë ka mundësuar për të nisur që prej të hënës fundin e një kufizimi me kosto ekonomike katastrofike, si në rastin e Italisë, Spanjës dhe Francës.

Lehtësimi i masave në fuqi është shumë gradual dhe i diferencuar. Në Francë lehtësimet do të jenë më shumë në zonat e gjelbëra se ato të kuqe.

Në Spanjë, dy qytetet kryesore, Madridi dhe Barcelona, do të qëndrojnë të përjashtuara nga faza e re e lehtësimit të masave.

Në pjesën tjetër të kontinentit do të fillojë të hënën lehtësimi i kufizimeve në Belgjikë, Greqi, Republikën Çeke, Kroaci, Ukrainë, Shqipëri, Danimarkë dhe Holandë, pas Turqisë që do të nisë sot.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas