Kryesore

E diela e fundit për titull, drithërima në Spanjë dhe në Francë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 16/05/21 |
mapo.al

Sot pasdite do të mësohet se kush do të jenë kampionët në dy prej kampionateve të njohura të futbollit europian, ku ende gara vijon deri në fund.






Edhe pse premisat tashmë janë të njohura dhe të konsoliduara, futbollit nuk I dihet asnjëherë.


Kështu, Atletiko e Madririt e Diego Simeones është pranë titullit kaq të kërkuar e luftuar, me 80 pikë, dhe do të mjaftonte vetëm një barazim me Osasunën në fushën e saj për ta ngjitur në krye e për t’i dhënë triumfin që për herë të fundit është marrë në vitin 2014.





Ndërkohë, Real Madrid që ka dy pikë më pak, 78, ka një përballje jo të lehtë në transfertë me Atletiko Bilbao.



Bracelona mesa duket këtë sezon do ta mbyllë në vendin e tretë.



Surpriza e madhe vjen në Francë, ku kampione me shumë gjasë do të shpallet sot Lila, që pati një sezon të mrekullueshëm. Gjithçka mund të komplikohet vetëm nëse humb sot në fushën e vet me Saint Etienne, teksa PSK, ndjekësi me 3 pikë pas por me golavarazh më të mirë fiton po në orën 21.00 me Reims.

Në kampionatet e tjera të forta e të ndjekura të kontinetit, titulli kampion është festuar disa javë para mbylljes.

Në Angli, Manchester City, në Itali, Inter, në Gjermani, Bayern Munchen.

16


Etiketa: , , , , ,

Pas