Aktualitet

E diela e zjarrtë e futbollit në Itali dhe Angli, duelet e titanëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:33 - 08/03/20 |
mapo.al

Dy prej ndeshjeve derbi më të zjarrta të planetit luhen sot, në Angli dhe Itali.


Në orën 17 e 30, vjen përballja mes Manchester United dhe Manchester City në Angli, një duel që ka sjellë historikisht emocione. City e ka të humbur garën për kampionatin, pasi gjendet 22 pikë pas Liverpulit. Djemve të Klop u duhen vetëm 4 fitore për të marrë matematikisht kampionatin.


Guardiola ka fituar tashmë një trofe në Angli, luan ende për FA Cup, dhe vazhdon sfidën e Champions League.


Ndërsa Manchester United kërkon të sigurojë vendin e 4 në renditje, një biletë për në Champions League në sezonin e ardhshëm. Man Utd është në formë të mirë, dhe vjen pas 9 ndeshjeve radhazi pa humbur.


Po sfida më e shumëpritur është sonte në darkë në Itali, në Seria A, ku përplasen drejtpërdrejt pretendentët për titull, Juventus dhe Inter, edhe pse në krye momentalisht gjendet surpriza Lazio me 62 pikë. Juventus është shkëputur nga Inter me 6 pikë, dhe sot është mundësia ideale për djemtë e Conte për të rikuperuar diferencën.

I vetmi problem me këtë supersfidë ngelet situata e nderë me Koronavirusin në Italinë e Veriut, dhe për këtë shkak, stadiumi do të jetë bosh, pa tifozë, çka do të ndikojë jo pak në mungesën e entuziasmit që zakonisht përcjell kjo përballje.


Etiketa: , , ,

Pas