Aktualitet

E dielë tronditëse, vrasje dhe aksidente









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:31 - 24/01/21 |
Mapo.al

Vrasje me një viktimë në Durrës. Katër aksidente, tetë të plagosur dhe një viktimë. Ky është bilanci i rëndë i kësaj të diele.



Rreth orës 17:20 të pasdites së sotme, u raportua për të shtëna me armë zjarri në Durrës. Policia njoftoi zyrtarisht se një i ri u dërgua në urgjencë në spital, për shkak të plagëve që kishte marrë në këmbë nga armë zjarri, pas një sherri për motive të dobëta.





Vetëm 5 minuta më pas, policia bën me dije zyrtarisht se 32-vjeçari ndërroi jetë në duart e mjekëve.



Por, duket se kemi të bëjmë me një atentat të mirfilltë. Mapo mëson se viktima kishte dy emra, Jetmir Bregu ose ndryshe Ilir Kuçi, person me precedentë penalë, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi duke marrë një plumb në kokë dhe një në gjoks.

Lexo edhe :  Kush është viktima e vrasjes në Vlorë, Policia ndalon një mjet te pylli i Sodës

Dyshohet se gjithçka lidhet me të shkuarën e errët të të riut, jashtë vendit. Në kulmin e dinamikës së këtij krimi, një tjetër ngjarje e rëndë shënohet në Rrogozhinë, ku një ambulancë, u përplas me një mjet tip ‘Benz’ dhe u plagosën 6 persona. Mes tyre, një infermier.

Rreth një orë më pas, një tjetër aksident u shënua në  aksin Elbasan-Peqin. Mediat raportojnë për 3 të plagosur, ndërsa policia raporton vetëm për njërin nga drejtuesit e mjeteve.

Jo vetëm kaq. Rreth orës 21:30, po këtë mbrëmje, një automjet ka përplasur një këmbësore në Vlorë.

Shoferi u largua nga vendngjarja, ende nuk është identifikuar, ndërsa gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Rreth orës 22:00, një automjet ka përplasur për vdekje në këmbësor në aksin Pogradec-Korçë. Moti i keq dyshohet se ishte shkak i aksidentit fatal.

/Mapo.al/

1


Etiketa: , , ,

Pas