Olti Marku njihet për publikun shqiptar me performancat live në lokale të ndryshme.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar së bashku me Erik Lloshin në emisionin “Adrenalina”, ku kanë rrëfyer disa detaje mbi jetën e tyre private.
Në një moment, gazetarja e ka pyetur Oltin nëse ai është një nga ata djemtë që e duan femrën të virgjër.
“Je na ata çunat tradicionalë që kërkon që femra jote të jetë e virgjër?”, e ka pyetur moderatorja.
Si duket, këngëtari nuk e priste aspak këtë pyetje dhe është vendosur në siklet, pasi ka shtangur për një moment.
“Hohoho! S’ma ka marrë mendja që do më pyeste njeri kështu. Jo nuk jam në këtë pjesë fare nuk më rezulton vetja, tek tipi im”, është shprehur Olti.