Gjykata e Fierit këtë të martë ka lënë në burg 31-vjeçarin Elton Metaj, i cili pak ditë më parë ka ekzekutuar me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj.
Burime bëjnë me dije se gjatë gjithë seancës gjyqësore ai ka qenë i prekur dhe herë pas here dhe ka qarë.
Në deklaratën e tij ai ka pohuar se Sabrinën e donte por presioni që i bënte herë pas here vjehrri e ka detyruar që të marrë këtë vendin.
“E doja vajzën, por e bera për shkak të kërcenimeve të shumta e nga presioni i vjehrrit, armen e bleva për vetëmbrojtje”, ka thënë ai.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e prindërve të ish-gruas së tij në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes.
Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.
Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua.