Sunday, June 12, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“E donte të vdekur vetë Enver Hoxha”: Si e torturuan Dom Lazër Shantonë

by mapo.al
08/01/2022
in Dikur, Kryesore
0

Dom Lazër Shantoja është ndër klerikët e parë që u ekzekutuan sapo komunistët morën në dorë pushtetin në Shqipërinë e pas Luftës.

Dom Lazër Shantoja ishte arrestuar që në ditët e para pasi komunistët morën pushtetin dhe në një telegram të datës 19 shkurt 1945, njoftohet nga gjeneral Spiro Mojsiu se ai ishte ekzekutuar.

Pak ditë më parë, për fatin e tij ishte interesuar vetë Enver  Hoxha. Në telegramin që Hoxha i dërgonte Mehmet Shehut në Shkodër me 1 shkurt 1945, ai theksonte se me të duhej të bënin kujdes dhe se ai duhej dërguar në Tiranë.

Një telegram tjetër i  Hoxhës, 10 ditë më vonë, aprovon dënimin me vdekje të Dom Lazër Shantosë. Vetëm 9 ditë pas aprovimit të dënimit të tij me vdekje, Spiro Mojsiu lajmëronte se ekzekutimi i Dom Lazër Shantosë ishte kryer.

Ky është teksti i plotë i telegramit të Spiro Mojsiut, që kujto.al, e sjell sipas origjinalit që ruhet në AQSH:

n.392

dt.19 shkurt 1945

nr.80/1

Mehmet Shehut

Gjegje telit  nr.17 dt.17.II.45. Personat për internim i nisni këtu. Sulce begu e Don Lazri u ekzekutuen.

Gjeneral Spiro Mojsiu

Por, në këtë kronologji ngjarjesh mësohet se Shantoja ka kaluar ditë të tmerrshme mes torturash. Sipas librit “Imzot Vinçenc Prennushi me shokë martirë”, botim i Arqipeshkvisë së Shkodrës, Dom Lazër Shantoja ishte i pari meshtar që u arrestua pak ditë pas vendosjes së regjimit e tre muaj më pas do të bëhej i pari që do të vritej, duke kaluar ndër torturat më të paimagjinueshme.

Imzot Zef Simoni, në librin e tij kushtuar vuajtveve nëpër burgje, ka thënë për të: “E kanë marrë në hetuesi dhe nuk besoj se kanë torturuar tjetërkënd në Shqipëri, ashtu siç e kanë torturuar atë.”

Në akt-akuzën shkruar në datën 28.01.1945, Dom Lazër Shantoja akuzohet si “bashkëpunëtor i ngushtë i armiqve të regjimit, si fashist i ndezur që ka favorizuar pushtimin fashist dhe ka deklaruar publikisht se Shqipëria ishte koloni italiane duke thënë  “Italia nuk do ta lërë kurrë Shqipërinë”

Në burg e torturuan, duke e bërë të përjetonte vuajtje të papërfytyrueshme e pastaj e vranë. Për këtë, Imzot Zef Simoni thotë: “Qe meshtari i parë i pushkatuar pasi e torturuan tmerrësisht dhe barbarisht. Ndër të tjera, i rrjepën lëkurën e këmbëve dhe mbi mish i hodhën kripë, e përsëri, nën tortura, me hekura të nxehtë i thyen këmbë e krahë dhe e lanë pa mjekime. Trupin e tij të sakatur e çuan për pushkatim”.

Kur e pa në atë gjendje, me duar e këmbë që i vareshin pa asnjë lidhje me pjesën tjetër të trupit, e ëma e cila kishte vuajtur emigrimet e fëmijëve, u tha rojeve: Ju lutem më jepni revolen ta vras!

Tags: Dom Lazër ShantojaekzekutimiEnver Hoxha

JU SUGJEROJME

Aksident në Tiranë, makina përplas nënën dhe fëmijën 3 muajsh
Aktualitet

Aksident në Fushë-Krujë, një e plagosur

12/06/2022
A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!
Analizë

Homo Albanicus/ Përtej politikës, si mund të ishin të Majtët dhe të Djathtët në Shqipëri

12/06/2022
Rama kujton çlirimin e Kosovës: Me ndërhyrjen e NATO-s nisi një epokë e re
Aktualitet

Rama kujton çlirimin e Kosovës: Me ndërhyrjen e NATO-s nisi një epokë e re

12/06/2022
Zelensky: Donbasi po reziston, ndryshe nga parashikimet e Moskës
Bota

Zelensky: Donbasi po reziston, ndryshe nga parashikimet e Moskës

12/06/2022
Next Post
Berisha dhe mbështetësit e tij protestojnë para selisë së Partisë Demokratike

Berisha dhe mbështetësit e tij protestojnë para selisë së Partisë Demokratike

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • “Patronazhistët”, Tabaku: PS nuk është vendosur përpara drejtësisë
  • Arrestohet trafikanti dhe bosi i mafies malteze
  • Aksident në Fushë-Krujë, një e plagosur
  • Homo Albanicus/ Përtej politikës, si mund të ishin të Majtët dhe të Djathtët në Shqipëri
  • Rama kujton çlirimin e Kosovës: Me ndërhyrjen e NATO-s nisi një epokë e re



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In