fbpx

Bota

“E drejta e harresës”, Google fiton betejën me Francën






               Publikuar në : 22:40 - 24/09/19 |
mapo.alm

Gjykata më e lartë europiane ka marrë vendim që gjiganti teknologjik amerikan, Google, nuk është e detyruar t’i zbatojë kërkesat për fshirjen e historisë së personave të caktuar në makinën kërkimore.


Ky vendim rrjedh nga një mosmarrëveshje mes kompanisë amerikane dhe rregullatorit privat francez, CNIL. Në vitin 2015, ky institucion e kishte urdhëruar kompaninë “Google” që t’i largojë linqet që përmbajnë të dhëna të dëmshme ose të rreme për një person.



Një vit më vonë, zyrtarët e kompanisë e filluan zbatimin e këtij urdhri vetëm për përdoruesit në Europë, por jo në pjesën tjetër të botës. Për më tepër, kompania kishte kundërshtuar edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh nga ky institucion francez.

Kompania amerikane ishte përkrahur në këtë rast nga kompania “Microsoft”, faqja “Wikipedia” dhe disa organizata të medieve.

Zyrtarët e kompanisë kanë thënë se deri tani kanë pranuar më shumë se 845 mijë kërkesa për largimin e 3.3 milionë adresave elektronike, ndërsa rreth 45 për qind e tyre janë miratuar, shkruan “BBC”


Etiketa: , , ,

Pas