Kejvina Kthella është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar por jo vetëm.
Së fundmi modelja ishte e ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan” dhe për rubrikën “After Party” ka përshkruar mashkullin e saj ideal.
Ajo është shprehur se mashkullin e ëndrrave e dëshironte të ishte i bukur, të ketë dashuri të sinqertë për të, lidhja e tyre të mbahet e fshehtë, t’i kalojë pushimet me të, të jetë “bad boy”, t’i dërgojë mesazhe në mëngjes për t’ia bërë ditën më të bukur dhe, pse jo, t’i ketë të dyja profesionet, edhe këngëtar, edhe futbollist.
“Puthje në qafë, pa mjekër, mesazh mirëmëngjesi që të nisë dita bukur, të ketë bukuri, dashuri e sinqertë, të tjerat vijnë pastaj, si dhuratë diamante, single, dëshiroj martesë, dashuri, pushimet me atë, nuk ka rëndësi këngëtar ose futbollist, sepse s’do ishin keq të dyja, lidhje të fshehtë, se gjërat e bukura mbahen të fshehura, bad boy”, – është shprehur Kejvina.