Sot ishte një nga të enjtet më të nxehta politike të muajve të fundit. Debati në Parlament, i pati të gjitha, akuza, denoncime, britma, sharje.
Raporti i Zërit të Amerikës për përfshirjen e krimit në blerje vote, dhe një argument perfid që po gumëzhin prej ditësh me lidhje prapë me Uashingtonin, që flet për ndalim vizash nga SHBA, sollën pikën e vlimit në përplasjet qeveri-opozitë në Kuvend.
Këto tema të nxehta priten të trajtohen edhe sonte në debatet e forta që nisin në orën 21:00. Po ashtu, u shtohet këtyre dhe nje temë tjetër delikate që ka prodhuar kundërshti të mëdha, çështja e kufinjve të Kosovës, ku Presidenti Thaçi do të jetë prezent në TPZ të Ylli Rakipit./Gazeta Mapo/