Aktualitet

E fejuara humbi jetën nga tërmeti, Greg Rama tjetër dedikim prekës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:24 - 06/12/19 |
mapo.al

Djali i kryeministrit Edi Rama ka bërë një tjetër postim që mendohet se lidhet me të fejuarën e tij,Kristi Reçi,  e cila humbi jetën nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.


Grega Rama ka postuar në rrjetin social “Instagram” një shprehje në anglisht të piktorit të njohur Van Gog. “Zemra e një mashkulli i ngjan shumë detit, ka stuhi e batica, ndërsa në thellësinë e tij ka xhevahirë”-lexohet në të.


Risjellim në vëmendje se lidhja e dashurisë së Greg Ramës me Kristi Reçin, e cila humbi jetën në rrënoja së bashku me prindërit dhe vëllain, u bë e ditur për mediat nga vet djali i kryeministrit, po përmes një postimi në “Instagram”.



Kreu i ekzekutivit e pranoi për të parën herë romancën midis dyshes mbrëmjen e të së mërkurës, në emisionin e gazetarit italian Bruno Vespa, “Porta a Porta”.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas