Aktualitet

Ryshfet dhe favore seksuale, lirohet nga burgu gjyqtari Roland Hysi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 26/09/19 |
mapo.al

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dhënë sot pretencën për gjyqtarin e Fierit Roland Hysi, i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit.


Organi i akuzës ka theksuar se gjyqtari në fjalë ka përfituar ryshfet në shumën e 500 eurove si dhe ka kërkuar favore seksuale ndaj një gruaje, e cila ka qenë palë në një proces, që drejtohej nga Hysi.


Kërkesa e Prokurorisë ka qenë 4 vite burg për gjyqtarin. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton ulje të dënimit me 1/3. Pjesën tjetër të dënimit, prej më pak se një vit, gjyqtari e ka kaluar në paraburgim. Ai u arrestua në janar të këtij viti. Në këtë drejtim, organi i akuzës kërkoi dënim plotësues për të, duke kërkuar që ai të mos ushtrojë poste publike për tre vitet e ardhshme.


Gjyqtari i Fierit u arrestua pas publikimit të një videoje nga një emision investigativ teksa merrte ryshfet si dhe kërkoi favore seksuale një gruaje të divorcuar për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Ajo i paguan gjyqtarin shumën e 500 eurove. Pjesë e kësaj vepre korruptive ishte edhe psikologia Elona Meçani. Gjykimi i kësaj të fundit do të bëhet në Gjykatën e Rrethit të Fierit.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas