Aktualitet

E ftuar në skenën e “Musicall”, Elhaida Dani tjetër sukses përtej Adriatikut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:08 - 03/07/21 |
mapo.al

Sonte në Trieste mbahet “Musicall”, koncerti që mbledh mjuzikolin dhe kolonat zanore më të mira të të gjitha kohërave, e ku në skenë do të ngjiten të famshmit Giò di Tonno, Vittorio Matteucci dhe Graziano Galatone.






Por, së bashku me ta, në skenën magjike do të ngjitet edhe një shqiptare. Ajo është Elhaida Dani, këngëtarja që po korr një sukses të pazakontë në Itali, nën interpretimin e jashtëzakonshëm të Esmeraldës në mjuzikolin “Notre Dame De Paris“, e shkruar nga i madhi Riccardo Cocciante.


Këngëtarja shqiptare, pasi ka fituar në dy vjet, më shumë se 10 konkurse dhe festivale në Shqipëri, Bullgari, Rumani, Maqedoni, dhe Mal të Zi, në 2013 fitoi edicionin e parë të “The voice of Italy”.







Lexo edhe :  Itali/ Vaksina me detyrim për të gjithë të punësuarit në publik dhe privat

Kurse në vitin 2015 përfaqësoi Shqiperinë në Eurovision, ku arriti në finale.



Zëri i saj i fuqishëm, e aftë për një shtrirje të pabesueshme dhe një ngarkese të mrekullueshme emocionale, e shpie në Paris në 2016, për interpretimin e Esmeraldës në versionin francez të Notre Dame De Paris.



Me këtë rol ajo do të përfaqësohej në shumë vende të botës, e në 2019 u zgjodh edhe për të kënduar versionin italian.

Mbrëmja e 3 korrikut do të bashkojë katër zëra të mrekullueshëm, të cilët do të shoqërohen nga 26 elemente të orkestrës së madhe simfonike të Italisë nën drejtimin e maestro Diego Basso.
/Gazeta Mapo/

<
>
0b9209e2-e323-4a19-91cd-f11ce500b64d 3b3e9bb2-9f15-4fcd-ad8b-34b8b0b2d105 0ebf7d65-652a-4deb-a42c-78f7e12f78de 9ac0130e-04e0-4ef6-aad6-8416fd1dbc1f 763f9e7f-bd7d-4273-8f3b-20c4aad2b0f8 34b99e32-2b35-40a5-8382-29adfa79cb81 cd58a7c5-f2dd-4f97-a343-e1ccf0f307e0 c90e9b19-f3e1-472a-b999-0a12ae9ba1a8
1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas