Aktualitet

“E gjetën kalimtarët tek “Liqeni Artificial”/ Ndërron jetë në spital 53-vjeçari, ja çfarë dyshohet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:41 - 13/01/20 |
mapo.al

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 18:00 tek “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një person, rreth 53 vjeç në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa kanë njoftuar urgjencën, ku një autoambulancë e dërgoi atë në spital. Ndonëse personit në fjalë iu dha ndihma e parë mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte.






Të njëjtat burime pohojnë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë. Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Aktualisht grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e personit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


1













Etiketa: , , ,

Pas