Sulmuesi shqiptar Rey Manaj tashmë është pjesë e klubit të Barcelonës.
Manaj duket se është mirëpritur nga pjesa tjetër e klubit. Për grumbullimin e tij me skuadrën e parë të Barcelonës ka reaguar dhe mesfushori Ivan Rakitiç nëpërmjet një postimi në Twitter, ku i uron mirëseardhjen talentit shqiptar.
“Hajde vëlla” shkruan mesfushori përkrah fotos.
Sulmuesi shqiptar la Albaceten në Secunda Divizion për tu transferuar me Barcelonën B një kategori më poshtë. Por duket se fati e ka paraprirë pasi trajneri Quique Setien e grumbulloi me ekipin e parë.