Një histori jo fort e zakontë ka ndodhur në Nebraska të SHBA-së. një grua 61-vjeçare ka lindur një vajzë me metodën ‘in-vitro’. Këtë gjë e ka bërë vetëm për t’ia dhuruar foshnjen djalit të saj ‘gay’.
Matthew është i martuar me Elliot Dougherty. Ky është fëmija i parë në botë që lind nga gjyshja me fekondim artificial. Pasi njoftoi martesën e tij me Elliot, Matthew e humbi punën si mësues në një shkollë katolike në Nebraska. Duke qenë se shteti konsiderohet konservator, ata kishin frikë se nuk do i jenin mundësinë për të adoptuar një fëmijë.
Kështu vendosën të tentojnë me fekondimin në vitro.
Motra e Dougherty, Lea Yribe, ka dhuruar vezët e saj, Mathew Eledge ka dhuruar spermën, në mënyrë që lindja e fëmijës të kishte materiale gjenetike nga të gjitha familjet. Nëna e Eledge është ofruar për të përfunduar shtatzëninë, pasi mjekët kishin thënë që kushtet e saj shëndetësore ishin shumë të mira.