Aktualitet

E hënë tragjike, 6 të vdekur brenda pak orësh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:20 - 27/04/20 |
mapo.al

Ka rezultuar tragjike pasditja e së hënës në vendin tonë, ku brenda pak orësh në zona të ndryshme janë shënuar disa ngjarje të rënda që iu kanë marrë jetën 6 personave.


Djali i një çifti që ka biznese në qytetin e Prrenjasit është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt.


Sipas burimeve zyrtare, 28-vjeçari Flori Albrahimi, pasditen e të hënës, është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar si mysafir në fundjavë. Ai ishte baba i një foshje 6 muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Prrenjasit.


Mbetet mister shkaku i vetëflijimit të tij, ndërkohë që në harkun e 60 minutave në qarkun e Elbasanit janë regjistruar dy vetëvrasje, pasi më parë i dha fund jetës dhe një biznesmen që kishte në pronësi një pike këmbimi valutor.


40 vjeçari Tan Sanço është gjetur i vetëvarur në tualet nga familjarët. Dyshimet e para flasin për një situatë të rënduar borxhesh që Sanço kishte dhe në kushte të rënduara i ka dhënë fund jetës.

Më herë nga këto ngjarje një vrasje e dyfishtë u regjistrua në Durrës, ku dy vëllezër u qëlluan për vdekje me armë zjarri ndërsa udhëtonin me makinën e tyre.  Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim makinës me të cilën udhëtonin Besmir Haxhija dhe Viktor Haxhija, banues në Spitallë, të cilët ndërruan jetën si pasojë e plagëve të marra. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve të vrasjes që po ashtu udhëtonin me një makinë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas