Aktualitet

‘E hudha votën e plakut që o në Itali’, përgjimet e reja të dosjes 339














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:14 - 31/07/20 |
mapo.al

Përgjimet telefonike kanë nxjerrë zbuluar faktin se në disa qendra votimi të Shijakut në vitin 2017 ishte votuar për persona që nuk ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.






Në përgjimet e pa publikuara të dosjes 339, në fraksionin për komisionerët zgjedhorë të akuzuar nga SPAK,  protagonist është Altin Avdyli, personazhi i njohur me emrin “Niçja”.


Në një bisedë të datës 25 qershor, Niçja flet me një person me emrin Shpëtim, që sipas prokurorisë ditën e zgjedhjeve ka votuar për babanë e tij në Itali.





Shpëtim M.: O Niçe.



Niçja: Hë Timo.  


Shpëtim M.: Ktu o vlla jom, ktu jom mos ki merak fare, këtu jemi.

Niçja: Po si do dalim atje mo ja q… m…

Shpëtim M.: Kismet zotit se nuk dalim me humbje shumë jo. Do fitojmë ma merr mendja, do fitojmë. E hudha votën e plakut që o në Itali. Këta gjaku im e miqtë e mi ça janë gjithë këta.

Niçja: Aman o Tim, shife vetë aman.

Shpëtim M.: Iktu është vllai jot, vetëm ujë kena pi, këtu do rrimë deri, a kupton. 

Në një tjetër bisedë, Niçja komunikon me një tjetër person, ku flitet për shpërndarje parash.

Niçja: Hë Llan, ku je?

Artan Xh.: O Niçe, këta këtu në Radë janë tu u tall me robt.

Niçja: Kush?

Artan Xh.: Këta kanë marrë lekët e japin nga një pesëdhjetëshe dhe justifikojnë veten… jo vëzhguesit e gjona.

Niçja: Hajde se e rregulloj unë tashi.

Artan Xh.: Jo o burrë, se o gjynof.

Sipas prokurorëve të SPAK, komisionerët e tre qendrave të votimit në Shetel dhe Rubjek në Shijak me dijeni të plotë kanë lejuar votimin nga persona të tjerë për 52 persona që ditën e zgjedhjeve nuk ndodheshin në Shqipëri.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas