Aktualitet

E infektuara në Berat theu vetëizolimin dhe doli jashtë, gjobitet me 700 mijë lekë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:18 - 31/07/20 |
mapo.al

Një grua në Berat është gjobitur me 700 mijë lekë pasi theu rregullat e vetëkarantinimit. Ajo ishte e infektuar me COVID -19 dhe ndodhej e vetizoluar në banesën e saj.


Por gjatë kontrollit të policisë rezultoi se 37-vjeçarja E.Z nuk ndodhej në karantinë por kishte dalë jashtë duke u kthyer në një burim infeksioni për të tjetër.


Në zbatim të Aktit Normativ policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700.000 lekë për 37 vjeçaren.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas