Aktualitet

E izoluar në banesë prej 4 ditësh, ndërron jetë nga koronavirusi 60-vjeçarja







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:30 - 14/09/20 |
mapo.al

Një tjetër viktimë nga Covid-19 shënohet mëngjesin e sotëm në qytetin e Përmetit. Ka ndërruar jetë Anika Komino, 60 vjeç. Ajo u konstatua si mbartëse e virusit vetëm një ditë më parë në Tiranë, pasi u soll me urgjencë në Spitalin Infektiv nga gjendja e rënduar shëndetësore.


60-vjeçarja qëndroi katër ditë e izoluar në banesë, me simptoma të qarta të virusit, por nuk kishte bërë tampon. Kanë qenë të afërmit që e nisën dje me autoambulancë drejt Tiranës, sapo vunë re gjendjen e saj të rënduar.


4 qytetarë nuk e fituan dot betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Dhe deri më tani, regjistrohen plot 334 viktima.






Etiketa: , ,

Pas