Aktualitet

E kaloi Vetingun, por KPA shkarkon gjyqtarin Astrit Faqolli





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 09:29 - 18/04/19 |
mapo.al

Komisioni i Pavarur i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës Astrit Faqolli. Pavarsisht se e kishte kaluar Vetingun në fazën e parë, Astrit Faqolli u shkarkua pasi nuk justifikonte pasurinë.


Nga të dhënat e ILDKPI-së, Faqolli ka në pronësi një truall me sipërfaqe 32 m2 në Librazhd, ku është ndërtuar një bodrum, lokal dhe banesë. Po ashtu subjekti ka deklaruar si burim të të ardhurave nder vite dhe një hua.



“Në deklaratën e pasurisë së vitit 2011, subjekti ka deklaruar shumën 3 milionë lekëve për ndërtimin e objektit. Kjo shume nuk përputhet me deklaratën e vettingut. Në aktin e kolaudimit, vlera shënohej 2.7 mln, kurse në kontratën me ndërtuesit nuk përcaktohej vlere”-tha KPK. Ndërkohë, gjyqtari sqaroi se shuma e deklaruar mbulon dhe taksën e studimit, apo kontratat me OSHEE.


Faqolli e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010. Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Problemet

Sipas Komisionerit Publik, në vendimin e konfirmimit Komisioni është mbështetur në arsyetime dhe qëndrime jo të sakta, lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit. Ankimimi i Komisionerit ka të bëjë vetëm me kriterin e pasurisë, për të cilin pretendon se nuk ka arritur nivelin e besueshëm. Së pari, sipas KP-së Faqolli nuk arrin të mbulojë me të ardhura të ligjshme blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe nuk justifikon burimet e deklaruara.

Si burim të krijimit ka deklaruar një shumë të marrë hua nga kunati, në vlerën e 10 mijë eurove dhe sipas KPsë, kunati nuk ka pasur të ardhura. Gjithashtu, Ballhysa thotë se gjyqtari nuk arrin të mbulojë me të ardhura të ligjshme kursimet e deklaruara. Referuar vendimit të Komisionit, gjyqtari ka deklaruar se kursimi prej 5.000.000 lekësh ka burim kryesor të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortes.

Edhe për kursimet e deklaruara në vitet 2004-2005, gjyqtari nuk arrin t’i justifikojë. Me probleme, sipas Komisionerit, rezulton edhe shitja e një makine të deklaruar si burim për këtë pasuri. Në fund, komisioneri Ballhysa u shpreh se Faqolli nuk mbulon me të ardhura të ligjshme blerjen e apartamentit për një shumë totale prej rreth 2.4 milionë lekësh. Së dyti, probleme sipas Ballhysës, janë konstatuar edhe në pasurinë shtëpi 3-katëshe në Librazhd.

Komisioneri tha se gjyqtari ka bërë deklarim të pamjaftueshëm. Po ashtu, të dyja burimet e deklaruara për krijimin e të ardhurave në vlerën prej 2.983,619 lekësh, që kanë shërbyer për fitimin e pronësisë së pasurisë së paluajtshme, nuk mbulohen me të ardhura të ligjshme.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas