Kronika

E kam denoncuar më parë për sjellje të pahijshme/ Flet djali i 65-vjeçarit që abuzoi me të miturën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:12 - 01/06/20 |
mapo.al

Abuzimi seksual me një vajzë të mitur nga një 65-vjeçar dhe tre adoleshentë, tronditi mbarë opinionin publik.






Në pranga ka përfunduar Abaz Doku, roje i shkollës në Babrru ku 15-vjeçarja e abuzuar ishte nxënëse.


Sot ka folur për herë të parë për ngjarjen djali i të moshuarit, duke dënuar aktin e rëndë të të atit, ndërsa thotë se është konfrontuar fizikisht me të si dhe e ka denoncuar edhe më parë për sjellje të pahijshme.







Ai shkon edhe më tej kur thotë se i ka kërkuar ai drejtorit të shkollës ta pushonte nga puna 1 vit më parë.




E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë cështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim atë”,- thotë ai.



I moshuari përndoqi vajzën prej 1 viti
Ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

I bëri video dhe ua shpërndau tre të rinjve
Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka çuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec. Aparatet celulare të 65-vjeçarit dhe 20-vjeçarit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65-vjecarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transferimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambiental i tyre dhe ka rezultuar se 65-vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20-vjeçarin ka prova të pakundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjeç kanë thënë se kanë njohje me vëllanë e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar, por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendrës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen tronditëse.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas