ShowBizz

“E kam mbajtur në prehër”/ Zenelaj dhe Dembacaj, jo vetëm kolegë






               Publikuar në : 13:07 - 10/10/19 |
mapo.al

Gentian Zenelaj dhe Rudina Dembacaj kanë treguar së fundmi se marrëdhënia e tyre shkon përtej asaj profesionales.


Të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, për të folur rreth qytetit të tyre të lindjes, Lezhës, aktorët u ndalën tek kujtimet e fëmijërisë, teksa pohuan se njihen bashkë prej nga hera.“Unë e kam mbajtur në prehër dhe jam përtej fëmijërisë së Rudinës”-u shpreh fillimisht Gentian Zenelaj.



I pyetur më tej nga moderatorja Jonida Shehu, nëse kanë qenë bashkë në një lagje, Gentiani u shpreh i buzëqeshur: Jo nuk kemi qenë në një lagje, por kam patur shumë shoqe motrën e Rudinës dhe Rudi ka qenë një fëmijë që e mbanin në prehër se nëse do ta lëshonim do ndiqte ndonjë makinë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas