fbpx

Aktualitet

“E kam parë kur pickoi një ministre”/ Rama hedh në gjyq aktivisten





               Publikuar në : 14:53 - 17/10/19 |
mapo.al

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana ka deklaruar disa kohë më parë në emisionin “A show” të gazetarit Adi Krasta se kryeministri Edi Rama ka pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, e për këtë deklaratë, kryeministri e ka paditur.


Sevim Arbana ka thënë në emison se ka parë se si kryeministri Rama ka ushtruar dhunë ndaj ministres së tij në një aktivitet në një prej hoteleve të Tiranës.



Pas kësaj deklarate të Arbanës, kreu i qeverisë përmes avokatëve të tij, ka hedhur në gjyq aktivisten, ku pretendon se deklaratat e saj janë shpifje. Çështja është regjistruar në Gjykatën e Tiranës.


Ndërkohë, Arbana e konsideroi të shëmtuar dhe revoltues, padinë që kreu i qeverisë ka ngritur ndaj saj, ndërsa tha se seanca e parë e gjyqit do të mbahet më 6 nëntor.

“Do të mbyllë gojën dhe ka natyrën e tij, do të imponojë me forcën e pushtetit, dhe arrin dhe bën edhe gafa. Ky kryeministër që guxon të kërkojë dhe para, duhet të vërtetojë dëmin material, shëndetësor. Është shumë e lehtë dhe shikohet sa lekë kam unë, le ti marrë le ti gjejë, mendon se të gjithë njerëzit kanë stiva parash siç ka ai.

Ky është një akt i shëmtuar. Ekziton një ligj ndërkombëtar, lejohet të shahet në një farë kuptimi, kjo s’do të thotë ta hedhë të gjithë popullin në gjyq. Është ai që më ka shkaktuar mua një dëm në shëndet dhe shqetësimet në familje. Organizmat ndërkombëtarë më kanë sugjeruar që të bëj unë kundër padi, ende s’kam folur me avokatin për këtë, por do të diskutoj”, u shpreh ajo.

 


Etiketa: ,

Pas