Aktualitet

“E kam stacionin tim të përhershëm”- Basha provon byrekët e famshëm të Lushnjes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:23 - 08/04/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të tij të takimeve elektorale në Lushnje, ndaloi për të provuar edhe byrek, në lokalin më të famshëm të kësaj zone.





Basha tha para punonjësve se e ka ndalesë të përhershme sa herë shkon në jug. Ndërsa stafi i serviri kryedemokratit byrek me kos dele.


“Këtë e kam stacionin tim të përhershëm. Vij gjithmonë kudo që e kam rrugën për të marrë byrekun tuaj. Mos kujtoni se kam ardhur për fushatë këtu jam si në shtëpinë time. Sa herë që shkoj në jug këtu e kam pikën e ndalesës,” tha Basha.




Më herët kreu i demokratëve ishte për vizitë edhe në një familje lushnjare. Basha u zotua se do të sjellin ndryshimin dhe qeverisja e ardhshme do të jetë e afërt me qytetarët.

Lexo edhe :  Luli dhe Aurela rrëfejnë historinë e dashurisë: Miq prej 6 vitesh, në një vend të largët

“Shqetësimi i madh dhe pritshmëria më e madhe është të ndalim largimin e të rinjve. Zotimi kryesor i yni është që qeveria të jetë në krah të qytetarëve. Të ulë taksat, çmimin e naftës. Në këtë investim vend të veçantë ka familja. Shqipëria po zvogëlohet për dy arsye e para që po ikin dhe e dyta që nuk po krijohen familje. Çiftet e reja nuk po bëjnë fëmijë për shkak të pamundësisë.


Do të in vestoj fuqishëm tek ekonomia shqiptare dhe ju garantoj që nuk do ju zhgënjej. Shpresa është kudo për ndryshim. Shqiptarët kanë ngritur në këmbë. Po u ngritët shqiptarët në këmbë s’ka gjë që i ndalon. Mbarë do ecë. Edhe socialistët janë bërë bashkë për ndryshim. Do t’i japim fund përçarjes,” tha Basha.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas