Blendi Gonxhja, drejtori i privilegjeve të mëdha, i akuzave të forta për korrupsion e konflikt interesi, ky hyzmeqar i vjetër i Edi Ramës ka treguar dje si përfaqësues i rilindjes një arrogancë ektreme, fodulle dhe cnjerëzore, duke nxitur një furtunë me reagime.
Nga drama e madhe e pritjes në kufi në Kakavijë erdhi dje edhe një tragjedi, ku një 10-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga ambulanca.
Teksa të gjithë janë prekur nga kjo ngjarje e kanë shprehur ngushëllime e solidaritet, Gonxhja i Ramës doli me një variant origjinal duke fajësuar prindërit. Në një kaos dhe krizë humanitare, Gonxhja i Ramës gjen rastin të edukojë njerëzit si ti mbajnë e rrisin fëmijët.
Ja çfarë shkruan Gonxhe:
***
Në atë ferr që po kalojnë bashkëqytetarët, Gonxhja i Ramës shfaqet si më i dituri. Kuptohet ska si të ketë ndjeshmëri një drejtor rilindas si ai, që prej ofiqeve të dhuruara ja ka dalë që edhe nipat e tij të mos kenë nevojë të dergjen radhëve kilometrike të prindërve e familjeve që sakrifikojnë për vendin e punës.
Rrjeti dhe media sociale është ngritur në revoltë nga ky qendrim i hyzmeqarit të lashtë të Ramës dhe kanë diskredituar Gonxhen publikisht. Pas kësaj Gonxhja mesa duket është urdhëruar të fshijë statusin, duke qënë se situata edhe pa këtë cmenduri të drejtorit rilindas është jo pak shpërthyese. Dhe shefi i patentave e ka hequr shenimin. Po sigurisht, helmi që ai pa pas nuk mund të zhbëhet me një delete në kompjuter. Mapo sjell disa prej deklaratave.
Reagimi nga Ina Zhupa:
Blendi Gonxhja e ka hequr nga facebook deklaratën poshtëruese, përçmuese, provokative dhe pa ndjenja ku akuzon emigrantët shqiptarë për krizën në kufi. Heqja e postimit është vetëm një fshehje e krimit. Nëse do të kishte ndryshuar opinion, do të kishte kërkuar falje. Do t’i kishte kërkuar falje asaj nënës së gjorë, që e akuzoi për vdekjen e të birit të vogël, i shtypur nga një ambulancë. Nëse do të kishte ndryshuar mendim, Blendi Gonxhja do t’u kishte kërkuar ndjesë mijëra emigrantëve që sakrifikojnë çdo gjë për të ardhur pranë të afërmve, emigrantëve që kontribuojnë me djersën e tyre për të mbajtur prindërit në Shqipëri. Blendi Gonxhja është ky i postimit gjithë arrogancë, urrejtje dhe përçmim ndaj emigrantëve. Heqja e këtij postimi nga rrjetet sociale nuk mjafton. Ky zyrtar i padenjë duhet të shkarkohet menjëherë! Është një akt për të treguar se Edi Rama nuk ndan të njëjtin qendrim me Blendi Gonxhen.
Reagimi nga Bledian Koka:
Një fundërrinë si Blendi Gonxhe!
Blendi Gonxhe është një nga drejtorët më të lartë të Rilindjes së Edi Ramës. Ai surrat pa formë e përmbajtje drejton Drejtorinë e Transportit Rrugor Shqiptar. Në një akt të pashembull, ky fundërrinë sepse me ndjeni nuk gjej fjalë tjetër, për të mbrojtur dështimin e qeverisë në menaxhimin e krizës humanitare në Kakavijë, ka shkuar deri aty sa ka akuzuar mamanë e 10-vjecarit që humbi jetën sot pasi u përplas nga autoambulanca. Ndërkohë që nëna po vajton të birin që ende nuk e ka futur në tokë, i duhet të mbajë mbi supe për turpin me të madh të Blendi Gonxhes edhe prroin e tij psiqik ndërsa e akuzon se nuk është kujdesur si duhet për të birin që tani nuk rron më. Ne si shoqëri duhet të reagojmë menjeherë dhe të kërkojmë largimin sa me parë të këtij fundërrine nga zyrat e shteti shqiptar që sot në akt të pashembull i hedhin fajin mamasë së një djali 10-vjeçar që humbi jetën në një aksident fatkeq! Askush nuk fajësoi askënd, por për Rilindjen kjo nuk mjafton. Vdekja e 10 vjecarit ishte preludi i një dështimi te tmerrshem i cili vijon prej 5 ditesh në Kakavie dhe për të mbuluar mutin me shurrë, qelbësirat e Rilindjes si Blendi Gonxhe nuk e kursyen cinizmin as ndaj nënës së 10 vjecarit të ndjerë e as ndaj emigrantëve të rraskaptiur e të braktisur në mëshirë të fatit. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen Ndoji, ndërsa një ndjesë pa faj të pakten nga unë shkon për nënën e gjorë që shpirti ia di se cpo heq!….
p.s…ndjesë për gjuhën, por gjuha skandaloze e një shtetari qe nuk rrespekton as kodin e mortit nuk meriton asnjë gjuhë tjetër…
Reagimi nga Edmond Prifti:
WTF! Nga e mësoi ky si duhet të sillet një prind fatkeq që kishte ditë që priste aty? Është tejet mizore dhe kafsherore se mbi çfarë bazash konsideron ky plehra mirërritjen e një fëmije 10 vjeç. Nuk ka asnjë fjalë për këta bastarde. Ma këta kafshë, habitesh se sa “kollaj” e përshkruajnë vdekjen
Reagimi nga Vehap Kola:
Për Edi Ramën dhe shpurën e tij fajin e kanë Saliu, shqiptarët dhe fëmijët e tyre.
Nëse Edi Rama të vret, ai të kërkon llogari pse i dole para plumbit të tij.
100 km në orë lëvizte ambulanca për asnjë arsye urgjence.
Askush nuk do t’u kërkonte llogari për krimin e shoferit.
Por të mbrosh krimin e vrasjes së një fëmije në këtë ditë të vështirë është dëshmi se për pushtetin jeta jonë dhe fëmijëve tanë nuk vlejnë as sa humori i një shoferi ambulance.
Reagimi nga Genc Sejko:
Kryeministri është me fat që ka njerëz si Hila dhe Gonxhe; të cilët janë gati të bëhen fli për të. Këta kanë pak a shumë të njëjtin funksion me tamponin. Nuk është se ndalojnë hemoragjinë, por mbajnë brekët pastër.
Reagimi nga Zirkon Disha:
Drejtori i DPSHTRR zoti Gonxhja nuk eshte idiot.
Ai thjeshte po terheq vemendjen e mediave, qe kryeministri të pushoj i qetë.
Ai bëhet autoshënjestër me qëllim që përgjegjësi nr.1, baba i rilindasve të vazhdoj pushimet i qetë, pavarësisht situatës kaotike ku përgjegjësia eshtë e dyfisht. Si “babë” kryeministër dhe si Ministër i Jashtëm.
Nëse do ishte e nevojshme, Gonxhja do bëhej dhe shofer i autoambulancës që “baba” të vazhdoj të pushoj dhe kundroj në vilat qeveritare.
Gonxhja si drejtor i DPSHTRR e di qe në raste të ngjashme ka shumë konkurencë nga djemtë e tjerë “analistët”, “drejtorët” “kryebashkiakēt”, ndaj ai është i gatshëm të bëhet kurban, mjafton që “baba” ta dij që këtë shërbim e ka kryer me devotshmëri “ai” ish studenti i Dhjetorit, ish nënkryetari i bashkisë, ish shefi i kabinetit të ministrise ku “baba” ishte ministër kulture.
Gonxhja e di mirë që sakrifica të tilla, shpërblehen!
Bravo GONXHJA, vetëm kujtohu se “çuna si ti Rilindja ka plot”.
LEXO EDHE: