Llogaria në Instagram e reperit Fero prej tre ditësh është vjedhur. Ai ka marrë kërcënime të ndryshme duke i thënë se do t’i shkatërrojnë karrierën.
Madje, personi në fjalë i ka kërkuar para që t’i rikthejë adresën, ndërsa publikoi një video të Feros që kërkonte llogarinë e tij.
Mirëpo pas Feros, personi misterioz që ka vjedhur adresën ka kërcënuar edhe aktorin dhe producentin Ermal Mamaqi. Kjo për shkak të lajmit në lidhje me Feron që Mamaqi kishte publikuar në faqen e tij në Facebook.
Ende nuk kemi një reagim nga Mamaqi ndërsa Fero vazhdon të përpiqet të rikthejë llogarinë e tij, madje duke pranuar edhe të japë para.
View this post on Instagram
Fero na ka rrejt sna ka qu paret , kena me ja honger ymrin per ket Instagram 😤
“Fero na ka rrejt sna ka qu paret , kena me ja honger ymrin per ket Instagram ”- shkruhej krahas videos së reperit.
LEXO EDHE:
Feros i vjedhin Instagramin, hackeri e kërcënon se do t’i shkatërrojë karrierën