Monday, May 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“E ke realizu objektivin?”/ Arben Keshi flet për telefonatën me Ramën

by mapo.al
16/10/2019
in Aktualitet, Politika
0

Ish-koordinator i PS në Maqellarë Arben Keshi ka folur për herë të parë në lidhje me përgjimin e publikuar nga Bild, për zgjedhjet që u mbajtën në Dibër. Në një rrëfim për ‘Top Story’ Keshi ka folur për përgjimet për shitblerjen e votës si dhe për bisedën e tij telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit e pyet Keshin nëse e ka realizuar objektivin. Biseda zhvillohet disa ditë para zgjedhjeve të parakohshme vendore në Bashkinë e Dibrës, në shtator 2016.

“Një nga simpatizantët është goditur, ndër ta ka qenë edhe Noka, për këtë ka një kallëzim në rrethin e Prokurorisë Dibër. Kryeministri është vënë në dijeni e më ka telefonuar si ndodhi situata dhe e kam sqaruar”, tregon Arben Keshi, ish-koordinator i PS Maqellarë.



Po ashtu ai ka treguar se në periudhën kur kishte bërë telefonatën me Ramën, ishte punonjës i Qendrës së Viktimave të trafikimit në Tiranë. “Në këtë periudhë kam qenë punonjës i Qendrës së Viktimave të trafikimit këtu në Tiranë, e cila varet nga Drejtoria e Shërbimit Social shtetëror. Që nga viti 2011 deri në 2017, unë kam qenë jashtë radhe të policisë. Edhe në këtë rast me kërkesën time. Pasi në 2011 kam kandiduar për kryetar komune në njësinë administrative Maqellarë. Aty ku kam lindur dhe jam rritur. Në 2013 në po të njëjtën njësi, kam qenë në listën e kandidatëve për deputet. Njihem aq sa mund të njihet një kandidat”, tha Arben Keshi.

Në përgjimet e publikuara nga Bild, Keshi u lakua si pika kryesore e kontaktit në terren me koordinatorin politik, Damian Gjiknuri. “Shtabi elektoral i Maqellarës s’ka pasur asnjë problematikë, janë njerëz që jetojnë aty, banojnë, skemi asnjë të ardhur jo nga rrethet por as nga njësitë e tjera të bashkisë Dibër”, theksoi më tej ish-koordinator i PS Maqellarë.

Pasi është pyetur në lidhje me përgjimet me persona të paidentifikuar, ku dëgjohet se flitet për shuma parash dhe vota, Keshi nuk hezitoi t’i përgjigjet akuzave të bërë nga Partia Demokratike. “Kam arritur në konkluzionin që gjithçka është montuar për të krijuar një fabul, nisur nga komunikimi im me kryeministrin. Janë marrë nga një bisedë tjetër. Është montuar për t’i dhënë sa më ngjyra kësaj fabule”, sqaron Keshi.

Kujtojmë se nga materialet e publikuara nga Bild, Keshi, është përgjuar edhe në biseda me drejtorin Rajonal të Arsimit në atë kohë Drini Gjeçi. Aty, kuptohet se mësueseve u bëhet presion për deklarimin hapur të votës…

Biseda Rama – Keshi e publikuar nga BILD
Rama: Përshëndetje, hë më si duket
Arben Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi
Rama: E ke realizu objektivin, thu?
Arben Keshi: Them që po
Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?
Arben Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku flija.
Rama: Çarë deshën me ty?
Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka
Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…
Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin
Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.
Rama: OK, mirë vllai.

Tags: arben keshiEdi Rama

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Meta dekreton emërimin e Besnik Muçit gjyqtar të Kushtetueses

Meta dekreton emërimin e Besnik Muçit gjyqtar të Kushtetueses

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In