Lidhja e Ledri Vulës me bukuroshen Sara Hoxhën, këto kohë ka qënë në qendër të mediave rozë. Ata nuk po bëjnë shumë kohë që e kanë konfirmuar lidhjen e tyre mirëpo planet në familje qënkanë bërë me kohë, saqë mendojnë dhe të bëjnë dasmës pas karantinës.
Këtë e kanë treguar prindërit e reperit nëpërmjet një lidhje live në emisionin ‘Rudina’. Mamaja e Ledrit tha fjalët më të mira të mundshme për nusen e tyre të ardhshme duke e cilësuar atë si yll nga pamja por akoma dhe më e bukur nga shpirit.
“Sara është një vajzë shumë fisnike. Për bukuri e shikoni dhe vetë. Mirëpo shpirti dhe zemra e saj janë më të mëdha se bukuria. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të gjejnë një yll, dhe Ledri e ka gjetur yllin e tij. Sara na mungonë dhe neve tani, se kalonim shumë kohë bashkë. Me kismet pas karantinës kemi dasmë”, tha mes të tjerash mami i reperit.