Mazhoranca qeverisë ka vendosur të “ngrijë” PPP-të për dy vite e gjysëm pas skandaleve të njëpasnjëshme. Dhe nëse ka një simbol të rezistencës kundër PPP Fusha.shpk-Qeveria shqiptare, është ajo për Teatrin Kombëtar.
Sot në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese u vendos që të ndalohen koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat (PPP),me përjashtim të atyre në porte, aeroporte dhe energjitikë.
Socialistët e mbetur vetëm në Kuvend u ndanë në dy grupe, pro dhe kundër propozimit të Ilir Beqës që parashikon moratorium (ndalim) për 2 vjet e gjysmë të PPP-ve.
“Ne e kemi tepruar duke i inflacionuar dhe duke i bërë të dyshimta”, u shpreh Ilir Beqaj.
Vetëm tre deputetë të këtij komisioni mbrojtën variantin e Qeverisë, ndërsa pjesa tjetër mori rolin e “opozitës”, duke bërë që parlamentit ti dërgohet propozimi i Beqës që parashikon moratorium për PPP-të. Pasi u votua në komision, nisma ligjore do të dërgohet për votim në seancë plenare.
Por çfarë efekti ka në ekonomi, kjo lëvizje e mazhorancës?
Analsiti i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se “nuk mund të ketë anulime në bllok të kontratave, pasi kjo cënon parimin numër një në një veprimtari ekonomike: sigurinë juridike që jep një kontratë. Çdo lloj problemi që mund të ketë buruar nga keqeverisja e sektorit, duhet të zgjidhet brenda parashikimeve ligjore, rast për rast, dhe jo me ndalime, ngrirje apo terma dhe praktika joligjore. Veprime të tilla bëhen shumë më të dëmshme për klimën e investimeve”, thotë ai.
Ndërsa Jorida Tabaku, që sa ishte në Kuvend, mbajti detyrën e n/kryetares së Ekonomisë, ka deklaruar se kjo është një fasadë e qeverisë.
Pak ditë më parë, Tabaku do të shkruante se institucionet ndërkombëtare kanë kritikuar qverinë për keqpërdorimin e parave publike. Në këto kushte harton një ligj fasadë.
Tabaku: “Përse them fasadë? Së pari qeveria është vendosur nën trysninë e denoncimeve te opozitës dhe institucioneve ndërkombëtare për abuzimet me tenderat dhe PPP-të. FMN, Banka Botërore e deri raportet e DASH, drejtojnë gishtin nga procedurat korruptive që qeveria kryen për PPP-të dhe tenderat. Këto procedura, siç edhe raportet vërejnë dhe nënvizojnë, kryhen si pasojë e mosrespektimit të ligjit nga ana e funksionarëve të shtetit dhe administrata.
Le të marrim shembullin e inceneratorëve të cilët kanë shkelur procedurat dhe afatet ligjore të cilat ishin dhe janë në ligjin e koncesioneve dhe PPP-ve. Përse u dhanë inceneratorët në kundërshtim me ligjin? Përse u kalua ligji special për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës (që ende është në pikëpyetje dhe ne si deputetë nuk kemi asnjë informacion) kur ligji ishte i qartë? Përse shumë e shumë PPP të tjera kanë kaluar me ligje specifike, si fjala vjen ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar?
Siç edhe kuptohet lehtësisht nuk ka qenë ligji problemi i qeverisë, pasi ligjet zbatohen nga funksionarët dhe nëpunësit e shtetit. Jam shumë e bindur që një nëpunës serioz dhe një ministri e pakapur nga oligarkët nuk do të kalonte ofertën për Unazën në projektin e zonës së Astirit. Pra, nuk qenka ligji ai që pengon një qeveri të zbatojë kriteret e duhura për të kryer një garë të barabartë. Por është fryma dhe qëllimi politik që udhëheq zbatimin apo jo të ligjit. Siç edhe është lehtësisht e kuptueshme dhe botërisht e ditur, qeveria nuk ka synim të respektojë ligjin dhe ligjet. Bërthama e saj është e kalbur dhe synon të vazhdojë të njëjtën rrugë pasi ajo ushqehet nga një burim që ka nevojë për PPP-të dhe koncesionet”.
/Mapo.al
pasi e shiten ter shqiperin e ben ppp (pron per pashallaret)TASH EDVINIT TE PA DROGUAR ju paska kujtuar se nuk ka me qfare te shet.por neser kur te zgjoget do filloj si enveri tu merr pronat te tjerve.