Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga përdorimi i shprehive popullore. Vend e pa vend, Rama mendon se i japin ngjyra së tijës fjalë, dhe se kështu kompenson mungesën e veprave.
Për ato që në fund të ditës jepet vota e kujtdo qytetari: për hapje negociatash, menaxhim pandemie, sukses në proces rindërtimi, inekzistencë skandalesh, së fundmi për shmangie përmbytjeje.
Një panoramikë tërësisht e kundërt nga e tanishmja, ndonëse Rama i mëshon shprehjes: E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund.
Sepse këtë tha edhe sot në konferencën e përjavshme me ekonominë në fokus.
Padyshim, mëse e kuptueshme, të mirat e Ramës janë punët e pabëra.