Një 32-vjeçare nga Berati është denoncuar nga shefja e Infektivit Najada Çomo, për kanosje.
E reja e identifikuar me inicialet M.Ç., prej datës 28 janar, e ka kërcënuar mjeken me telefonata të shumta, për motive të dobëta, duke përdorur gjithashtu fjalë banale.
Çështja po trajtohet nga komisariati nr 4, dhe materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës. Identiteti i saj nuk bëhet i ditur, por dyshohet se bëhet fjalë për një familjare të një të prekuri me Covid-19.
Risjellim në vëmendje se thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Njoftimi i Policisë: