Mesfushori me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj, ka shpërthyer sivjet në Bundesligë. 21-vjeçari ka fituar vëmendjen e duhur te Wolfsburgu duke u bërë pjesë e ekipit të parë. Ai numëron 23 ndeshje, 12 i ka nisur si titullar dhe ka shënuar 1 gol.
Interesimi për futbollistin e ri ishte i madh nga shumë klube të ndryshme në Europë. Wolfsburgu duke parë “sulmet” në rritje për futbollistin ka lëvziur shpejt dhe ka rinovuar me të.
Ai ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2023 me ekipin gjerman. “Elvisi është rritur me kalimin e viteve dhe ka patur vazhdimësi nga ekipet e të rinjëve në Bundesligë e deri tek ekipi i parë. Ai nuk ka humbur përqëndrimin te puna. Ai punon fort dhe do të rrisë ende nivelin e tij në vitet që do të vijnë”, – u shpreh drejtori sportiv, Marcel Schafer. Rexhbecaj ende nuk ka zgjedhur ekipin që do të përfaqësojë në kombëtare. Gjermania duket pjacë e lartë, ndërsa Kosova dhe Shqipëria e presin me tapet të kuq.
Elvis #Rexhbecaj bleibt beim VfL – Das Wölfe-Eigengewächs hat einen neuen Vertrag bis 2023 unterschrieben! #immernurdu #VfLWolfsburg 🐺 pic.twitter.com/MjgNByrgYG
— VfL Wolfsburg (@VfL_Wolfsburg) May 6, 2019