Aktualitet

E konfirmon Rama: Në Shqipëri do legalizohet kanabisi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:21 - 09/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ka konfirmuar se është gati drafti për kultivimin e kanabisit dhe legalizimin e tij për qëllime mjekësore në Shqipëri.


Sipas Ramës, për draftin ka mbi një vit që po punohet  dhe Shqipëria është konsultuar me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë e vendas.


“Kemi 1 vit që punojmë për këtë draft, do jetë gati për pak, ne nuk bëjmë punë pa u konsultuar me ekspertë të huaj dhe tanët. Gjëja kryesore që bëjmë dhe na ka dalë është konsultimi me eksperiencat e tjera. Ne nuk shpikim asgjë, mësojmë nga të tjerët, adaptojmë nga të tjerët. Do jetë gati drafti shumë shpejt, ashtu si drafti për amnistinë fiskale”,- tha Rama.


Ky reagim vjen pas akuzave nga opozita dhe media se në vend po rikthehet kultivimi masiv i kanabisit në prag të vitit zgjedhor.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas