ShowBizz

E konsideron vëlla të madh, Krelani falenderon publikisht Krastën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:55 - 28/08/19 |
mapo.al

Këngëtarja nga Kosova, Flaka Krelani ka falenderuar së fundmi publikisht gazetarin Adi Krasta për formimin karakterial dhe natyrën suportuese, me shumë gjasa duke marrë shkas nga largimi i tij nga News 24, për qëndrimet kritike ndaj qeverisë.


Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Flaka shkruan se Krasta ka qenë pikërisht ai person që e ka mësuar t’i bindet rregullave dhe principeve të veta.


“Unë gjithmonë kam dashur të më duan për atë që dua të jem, pa qenë e sforcuar të jem ajo që doni ju të jem! Adi Krasta (vëllai im i madh), që fillim më mësoi t’i bindem rregullave dhe principeve të mia. Të falenderoj jo vetëm unë, por e them me plot gojën që i gjithë të do për atë që je”- shprehet Krelani krahas fotos së publikuar ku shihet përkrah Krastës.


https://www.instagram.com/p/B1rYICkJJRi/



Etiketa: ,

Pas