Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ku është vjedhur një makinë.
Mësohet se shoferi e ka lënë ndezur makinën dhe është larguar disa metra për të pirë cigare.
Në këtë moment disa persona kanë hipur në mjet duke e vjedhur dhe u larguan menjëherë në drejtim të paditur.
Shoferi ka arritur të njoftojë policinë. Këta të fundit kanë ngritur postblloqe të shumta dhe po hetojnë lidhur me ngjarjen.