Aktualitet

E larguan për të ulur shpenzimet, lojtari eliminon nga Champions ish-skuadrën e tij








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:28 - 16/09/20 |
mapo.al

Mallkimi i Béla Guttmann vazhdon të përndjekë Benfikën.


Kur trajneri hungarez u largua nga klubi portugez 58 vite më parë, tha se kjo skuadër nuk do të fitonte asnjë titull në Evropë gjatë 100 viteve të ardhshme.


Këtë sezon, Benfika nuk u fut as në grupet e Champions League.


Të martën, PAOK i mposhti portugezët 2-1 dhe një nga golat e skuadrës greke u shënua nga një lojtar që sapo ishte larguar nga Benfika. Në minutën e 66 të takimit, Zivkovic hyri në lojë.


Serbi 24-vjeçar ka luajtur me Benfikën që nga viti 2016, por u largua këtë verë nga skuadra për të ulur shpenzimet.

Ironia e fatit, pikërisht goli i këtij lojtari i hoqi Benfikës fitimet e shumta që të sjellë Champions League.


Etiketa: , , ,

Pas