Aktualitet

E lë e fejuara, shqiptari tenton t’i përdhunojë nënën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 25/09/20 |
mapo.al

Pesë muaj do të qëndrojë në paraburgimin e Trevizos në Itali një shqiptar 40-vjeçar, me inicialet E.S., derisa në mars gjykata të japë një vendim për të.


Ai akuzohet për tentativën e përdhunimit të një 57-vjeçareje, banuese gjithashtu në Trevizo, me shtetësi shqiptare.


Ajo është nëna e ish-të fejuaës së 40-vjeçarit dhe ka qenë ajo që bëri denoncimin në polici.


Nga rrëfimi i saj për oficerët e policisë mësohet se E.S. kishte mbërritur në hyrjen e pallatit për të takuar ish-të fejuarën, të cilën edhe pas ndarjes vijonte ta përndiqte.


Në vend të saj doli e ëma dhe aty nisi debati mes tyre. Gruaja tregon se në një moment ai e kishte shtyrë drejt murit dhe i tha se do ta përdhunonte.


Ndërsa i akuzuari është shprehur se ishte ish-vjehrra ajo që e sulmonte pa asnjë shkak, pasi ai donte vetëm të takonte ish-të fejuarën.


Etiketa: , , ,

Pas