Jonida Maliqi, e cila përfaqësoi së fundmi Shqipërinë në Eurovision 2019 me këngën “Ktheju Tokës”, është përfolur për një lidhje dashurie me aktorin e humorit Romeo Veshaj.
Në lidhje me zërat që po qarkullojnë, ky i fundit nuk ka dhënë një përgjigje konkrete kur është kontaktuar nga “Xing.al”. Por Jonida Maliqi, ndryshe nga Romeo, ka vendosur të prononcohet. “Jeta ime personale dua të mbetet e tillë”– është shprehur ajo për “Icon Style”, duke lënë në një fare mënyre të kuptohet se realisht ekziston diçka midis tyre.
Dyshimet për një lidhje të mundshme dashurie midis Jonidës dhe Romeos kanë lindur pasi dyshja është parë shpesh herë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe gjatë performancës së Jonidës në Eurovision 2019, Romeo e mbështeti fort këngëtaren.