ShowBiz

“E lodhur dhe e turpshme!”/ Paris Hilton sulmon aktoren e njohur






               Publikuar në : 16:38 - 15/05/19 |
mapo.al

Paris Hilton dhe aktorja Lindsay Lohan nuk gëzojnë një raport të mirë shoqëror me njëra-tjetrën. Disa video të bëra virale e kanë dëshmuar më së miri këtë. Por ka patur edhe përballje publike; Paris e quajti aktoren pak kohë më parë gënjeshtare, pasi kjo e fundit pohoi se Hilton e ka goditur atë me një shishe qelqi, duke i lënduar si rrjedhojë krahun.


Kjo situatë duket se nuk ka ndryshuar aspak, madje Paris me deklaratën e saj të fundit thjesht i ka hedhur akoma dhe më shumë benzinë zjarrit. Teksa moderatori Andy Cohen i kërkoi Paris-it që të thotë tre gjëra të mira për Lindsay Lohan, multimilionerja u shpreh: “E lodhur dhe e turpshme!” Me shumë gjasa, pritet tanimë një reagim shpërthyes edhe nga ana e Lohan-it.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas