Olta Gixhari po përjeton momentalisht një lidhje dashurie. Ajo është prononcuar për “Icon Style” fill pasi publikoi një video ku kërcente në mënyrë sensuale me tanga të kuqe buzë detit, poshtë së cilës shkruante “E bërë nga dashuria ime”.
Olta ka treguar se videoja është filmuar pikërisht nga partneri i saj, të cilin nuk dëshiron t’ia zbulojë identitetin. Duke u bazuar dhe tek pamjet në video, mund të themi se Olta është mjaft e lumtur dhe e dashuruar në krahët e tij.