Sport

E majtë e “frikshme” e Celina, sulmuesi kosovar spektakël me Swansea






               Publikuar në : 16:47 - 25/08/19 |
mapo.al

Bersant Celina e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri te Swansea.


Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ka shënuar golin e dytë në 5 javët e para në Championship. Celina sot ka shënuar golin e 2-të në fitoren 3-0 ndaj Birmingham.

22-vjeçari hyri bukur në zonë dhe pasi u shërbye nga Mike van der Hoorn lëshoi një “predhë” të vërtetë me të majtën.

Pas kësaj fitoreje, Swansea ngjitet në kuotën e 13 pikëve në vendin e dytë, aq sa Leeds kryesues.


Etiketa: ,

Pas