ShowBizz

E mbajtën shtatzëninë të fshehtë, mësohet gjinia e fëmijës së çiftit të famshëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:05 - 22/07/20 |
mapo.al

Arritën ta mbanin të fshehtë të gjithë periudhën e shtatzënisë dhe fansat mbetën të çuditur kur doli lajmi se Justin Timberlake dhe Jessica Biel ishin bërë prindër për herë të dytë. fëmija i tyre i dytë ka ardhur në jetë vetëm pak ditë më parë dhe lajmi u përhap me shpejtësi. Ndërsa tani është zbuluar edhe gjinia e fëmijës.


Sipas Daily Mail, çifti i famshëm kanë sjellë në jetë javën e kaluar një djalë. Mësohet se nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë dhe ndodhen në shtëpi. Edhe e ëma e aktores 38-vjeçare, Kimberly Conroe Biel, i është bashkuar familjes për të qenë pranë vajzës dhe nipit të porsalindur.


Jessica Biel dhe Justin Timberlake nuk janë parë në publik që nga muaji mars dhe mendohet se kanë qëndruar në shtëpinë e tyre në “Big Sky” në Montana.


Rikujtojmë që Jessica dhe Justin u bënë prindër për herë të parë në prill të 2015-ës, kur erdhi në jetë djali i tyre, Silas.


Ndërsa lindja e djalit të dytë vjen vetëm 8 muaj pas këngëtari u fotografua me aktoren Alisha Wainwright të kapur përdore dhe shumë afër me njëri-tjetrin.

U përfol se Timberlake e tradhtoi bashkëshorten, por ai i mohoi lajmet ndërsa i kërkoi falje publikisht Jessica-s për aktin e tij.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas