Aktualitet

E mbajti të fshehtë për muaj me radhë, Aurela Hoxha publikon foto me foshnjen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:59 - 29/07/21 |
mapo.al

Modelja Aurela Hoxha ka publikuar për herë të parë foto me fëmijën e saj. Ajo ka shpërndarë disa foto në Instastory teksa mban fëmijën në krah.






Të shumtë kanë qenë miqtë dhe ndjekësit që kanë uruar modelen e cila tashmë është bërë nënë. Kjo është hera e parë që modelja ka publikuar një foto të fëmijës së saj. Madje ajo është përpjekur që ta mbajë të fshehur, që në kohën që ka mbetur shtatzënë.


Jeta në Spanjë e ka “detyruar” Aurela Hoxhën që ajo ta fshehë këtë lajm të gëzueshëm.









Një muaj më parë, burime pranë saj kanë treguar për gazetën se ajo ishte duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që ajo mos të publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.



Aurela dhe bashkëshorti i saj, Albani prej kohësh jetonin në Spanjë, por pas një ndarjeje të shkurtër që patën, modelja u rikthye në Shqipëri.

Megjithatë, çifti arriti të zgjidhte mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin dhe u rikthyen sërish bashkë. Modelja e njohur, pasi ishte vendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, u mësua se ishte shtatzënë.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas