Këngëtarja Linda Halimi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Deri më tani, shtatzënia është mbajtur e fshehtë. Mirëpo, partneri i këngëtares, Davon Edwards ka zbuluar ditën e djeshme se ata janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.
“Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se vogëlushja jonë e parë erdhi në jetë. Ne kemi rënë në dashuri me të dhe mezi presim ta sjellim në shtëpi. Partnerja ime ka pasur një shtatzëni shumë të shëndetshme dhe lindje të lehtë. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja! Ju dua”, ka shkruar partneri i këngëtares.
Edhe Linda ka postuar më pas disa fotografi nga momentet e pritjes së ëmbël. Ajo është shprehur se arsyeja që e ka mbajtur të fshehtë deri më tani ka qenë dëshira për ta shijuar atë çdo ditë larg vëmendjes mediatike.
UROJ FAT PËR VOGËLUSHEN, POOOR? TI MOJ DITZEZË PASKE SHKU PËR LESH. BËJ DURIM DO TË SHOHËSH E DO TA KUPTOSH!!!