Mapo u interesua sot lidhur me gjendjen shëndetësore të vajzës së vogël të familjes Avdijaj nga Kosova që u aksidentua të Enjten e kaluar në “Rrugën e Kombit”, një perplasje fatale ku humbën jetën 4 prej tyre.
Sipas burimeve për Mapo, 3-vjeçarja ndodhet në reaminacion.
Lajmi i mirë është se ajo nuk ndodhet në intubim.
Në gjendjen e intubimit vendosen pacientet që kanë probleme respiratore, kardiake ose të lidhura me mosfunksionimin e trurit.
“Si e përgjumur”, thonë mjekët kur e përshkruajnë situatën e saj.
Shpresat janë të shumta që pas atij aksidenti tragjik të ketë ndodhur një mrekulli e vajza e mitur të ketë mbijetuar dhe të gezojë shendet të plotë.
LEXO EDHE:
E rëndë në Rrugën e Kombit, shuhet familja kosovare, mes tyre 2 fëmijë
2
Etiketa: 3 vjecarja, aksidenti tragjik, familja koosvare, Spitali i Traumes